ZYRTARE/ Ish-trajneri italian i Partizanit dhe Skënderbeut, i besohet një post në klubin që…të tmerrojnë!

0

Ish-trajneri italian i Partizanit dhe Skënderbeut, Andrea Agostineli, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Këtë herë kthehet në futbollin italian atje ku ka marrë besimin për të qenë drejtorin teknik i Livornos.

Por kjo përgjegësi e marrë nga ana e Agostinelit është vërtet e rrezikshme për të. Vetëm pak ditë më parë tifozët e ekipit do të kërcënonin rëndë me tre kryqe dhe një kokë dërri të vendosur në fushë, atje ku mesazhi vinte qartë për drejtuesit: “Do të paguani për gjithçka”.

Rezultatet negative janë duke ardhur dhe në Serinë C, ndërsa do të jetë shumë e vështirë që Livorno të kthehet në nivelet më të larta. Agostineli duhet të jap kontributin e tij në këtë drejtim, për të ndërtuar një ekip konkurrues. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.