Kanë mundësinë të mbushin arkat me Champions-in, ja premioja që do të marrin lojtarët e Realit të Madridit

Real Madridi po zhvillon një sezon fantastik. Pas fitimit të La Liga-s, ata kanë mundësinë të fitojnë dhe Uefa Champions League-n në finalen kundër Liverpool-it në 28 maj. Një fitore në finale do të rriste fitimet e lojtarëve në bazë të bonuseve në kontratat e tyre.

Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, lojtarët madrilenë do të fitojnë 500 mijë euro për fitimin e kampionatit dhe mund të fitojnë edhe 800 mijë euro të tjera në rast triumfi në Champions. Në total 1.3 milion euro për secilin futbollist. Carlo Ancelotti do të fitojë 1 milion euro në rast fitimi të finalës së Uefa Champion League./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online