Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Klaus Gjasula ishte i ftuar në lidhje direkte me Skype në një emisionin “Ora Sport” në Rtv Ora, ku foli për ndeshjen me Anglinë. Mesfushori u shpreh se Anglia është një skuadër shumë e fortë dhe Shqipëria nuk ka çfarë të humbasë. Prandaj sipas tij, kuqezinjtë duhet të japin maksimumin dhe mund të parin pikë nga kjo përballje.
“Ne e dimë që në futboll asgjë është e pamundur. Për mua është një gjë shumë e bukur të luash kundër Anglisë. Kanë lojtarë me emra të mëdhenj dhe nuk e ke gjithmonë mundësinë të luash kundër këtyre lloj kundërshtarëve dhe duhet të japim maksimumin. Për mua, në atë ndeshje nuk kemi asgjë për të humbur. Do japim maksimumin dhe do shohim çfarë do na dalë. E rëndësishme është të kemi besim te vetja jonë dhe me besimin se me një ditë shumë të mirë mund të kapim ndonjë pikë.”- tha në lidhje direkte, Gjasula. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/