I mbylli gojën presidentit De Laurentis! Napoli do Hysajn, menaxheri: Do iki, njësoj si kur ke 5 vite me të dashurën…

Performanca brilante e Elseid Hysajt gjatë ndeshjes së djeshme kundër Milanit ka marrë vlerësim të madh në Itali. Napoli do të fitonte në shifrat 0-1 ndaj kuqezinjëve dhe luajti ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, për të mbajtur gjallë shpresat për kalimin në “Champions League”. E në këtë sfidë kaq me vlerë, Elseid Hysaj u kthye për të luajtur ndeshjen më të mirë të këtij sezoni.

Vendimtar me thyerjen e aksionit të Milanit dhe nisjen e kundërsulmit të Napolit, në të vetmin gol që kundërshtari shënoi, por gjithashtu i pakalueshëm në krahë. Për herë të parë tifozët e Napolit kanë dhënë komente pozitive për Hysajn, ndërsa është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të Serisë A sipas “Sofascore”.

Një mbyllje goje vjen edhe për presidentin e Napolit, De Laurentis. Ky i fundit kishte kërkuar nga Gatuzo që mos ta aktivizojë më Hysajn pasi i skadon kontrata në fundin e qershorit dhe dyshonte në profesionalizmin e shkodranit. Përballja me Milanin tregoi krejtësisht të kundërtën. Tashmë te Napoli shohin edhe një mundësi të vogël që mbrojtësi i Shqipërisë të qëndrojë, por menaxheri Xhuifredi e thotë qartë:

“Asnjëherë nuk kam pasur dyshime për profesionalizmin e Hysajt. Është bukur që të shohësh tifozët dhe gazetarët duke e vlerësuar, kjo do të thotë se e njohin seriozitetin e Hysajt dhe lidhjen e tij me fanellën, pavarësisht se i skadon kontrata.

Hysaj larg Napolit? Me 99.9% do të largohet. Është pak a shumë si kur kalon 5 vite me të dashurën tënde dhe debaton me të në çdo ditë. Vjen një moment që nuk mund të durosh më. Pas shumë vite në radhë për rinovimin e kontratës, është e drejtë që lojtari të largohet dhe të shkoj atje ku admirohet më shumë. Ka admirues tani, por le ta shohim se ku e dërgoj fati. Nuk do e ketë fare problem për të gjetur një skuadër”, tha Xhuifredi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online