Newcastle ka ndryshuar pronarët dhe në krye të saj do të jetë Mohamed Bin Salman, personi i dytë më i rëndësishëm në Arabinë Saudite. Rreth 320 miliardë paund është fondi në dispozicion dhe kështu Neëcastle mund të dominojë në Angli.
Jurgen Klop ka dalë kundër këtij investimi dhe e ka krahasuar me rrezikshmërinë që sillte projekti i Superligës. “Ata kanë para të mjaftueshme për të blerë gjithë “Premier League”. Disa muaj më parë ne kishim një problem të madh si Superliga, tani është si të krijosh super ekipin. Brenda disa vitesh, Neëcastle do e ketë të garantuar vendin në Champions League”, tha Klop. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/