Kamza zbret në fushë, shënojnë dy afrimet e verës

Kamza vijon përgatitjet për edicionin e ri,. Skuadra nga periferia e kryeqytetit do që të bëjë sa më mirë në sezonin që vjen, me objektivin parësor mbijetesën. Politika e klubit ka ndryshuar dhe këtë sezon krahas elementëve me eksperiencë do të besohet dhe tek futbollistët e rinj.

Sot, Kamza ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Shkëndijën U-19 dhe ka arritur që të bindë, duke fituar 5-0. Golat e takimit janë shënuar nga Rolovic, Mehmeti, Malaj dhe Sadiku, me këtë të fundit që ka shënuar 2 herë.

Kujtojmë që Sadiku dhe  Rolovic janë afruar vetëm këtë merkato në radhët e Kamzës. Trajneri Bledar Bevolli ka pasur mundësinë që të ndjekë gjendjen e lojtarëve të tij. Në ditët e ardhshme pritet që të ketë të tjera ndeshje miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *