Kamza zbret në fushë, një prurje nga Luftëtari

Kamza arriti që të mbijetonte vetëm një fitore në javën e fundit me Partizanin në kryeqytet. Sot skuadra nga periferia e Tiranës i është rikthyer përgatitjeve. Drejtimin  skuadrës e ka marrë Bledar Devolli, i cili ka punuar me kamzalinjtë edhe në të shkuarën, pasi ishte pikërisht tekniku gjirokastrit ai që i ngjiti në Superiore.

Ajo që binte në sy në seancën e parë stërvitore ishte fakti se kishte mjaft fytyra të reja, kryesisht lojtarë të rinj në moshë që kanë si qëllim të bindin trajnerin Devolli që më pas klubi t’u ofrojë një kontratë.

Surpriza më e madhe pa diskutim mund të konsiderohet ish-kapiteni i Luftëtarit Oriad Beqiri, i cili ka zbritur nën ngjyrat e Kamzës në stërvitje. Mbrojtësi 33-vjeçar me shumë gjasa do ta vijojë karrierën tek Kamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *