Kamza “piketon” Lushnjën me binomin Plaku-Raçiç

Debutuesit presin konsolidimin e sulmit, për të tentuar më pas të jenë surpriza e edicionit

Kamza i ka bërë të qarta ambiciet e saj për të mos qenë kalimtare në Superiore, teksa në merkaton e verës bëri mjaft afrime cilësore. Fati deshi që në dy javët e para debutuesit të përballeshin me Kukësin në “Zeqir Ymeri” dhe Skënderbeun në shtëpinë e tyre. Paraqitja e tyre ishte mjaft e mirë, teksa me kampionët u mundën pas një 11-metërshi, ndërsa me korçarët arritën që të barazonin 1-1. Megjithatë, Kamza ka synime akoma më madhore, ku do të tentojë që të jetë surpriza e edicionit, duke marrë në konsideratë dhe lojtarët me eksperiencë që ka në organikë. Dyshja e sulmit pritet që të jetë çelësi i suksesit, teksa deri më tani Raçiç-Plaku ende nuk kanë zbritur së bashku si titullarë në kampionat. Sulmuesi serb u aktivizua në Kukës në pjesën e dytë, por kishte vetëm pak ditë me skuadrën, ndërsa në javën e dytë ishte Plaku ai që kishte udhëtuar drejt Polonisë. Si Plaku në Kukës, ashtu dhe Raçiç përballë Skënderbeut treguan paraqitje të mira dhe drejtuesit shpresojnë që të kenë gjetur dyshen e suksesit, në një sezon ku rivaliteti është mjaft i madh. Pritshmëritë për ta janë të mëdha, duke kujtuar se Raçiç ka qenë një lider te Partizani, ashtu si Plaku që ishte vendimtar vetëm pak javë më parë për Skënderbeun në kalimin e njëpasnjëshëm të tureve në Europë. Pritshmëritë për ta janë të mëdha, duke nisur që nga kjo javë, ku do të sfidojnë Lushnjën, ndeshje kjo e cila do të luhet të shtunën në orën 14:00 në Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online