Kamza “pazar” te Kukësi, merr një mesfushor dhe një sulmues

Kamza ka nisur punën për sezonin e ri dhe synimet janë që të bëjë sa më mirë, me objektivin minimal që të mos rrezikojë mbijetesën. Trajneri Bledar Devolli ka kërkuar që skuadra të përforcohet me lojtarë sa më cilësore, por duke ndjekur strategjinë e klubit, për t’i besuar elementëve të rinj dhe me perspektivë.

Me skuadrën nga periferia e kryeqytetit prej pak ditësh janë bashkuar dy ish-lojtarë të skuadrës së Kukësit. Albi Koldashi dhe Klevis Sadiku janë vënë nën urdhrat e trajnerit gjirokastrit dhe me shumë gjasa do të jenë pjesë e skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Koldashi është aktivizuar dhe me skuadrën e parë në 4 ndeshje në kampionat dhe në 8 takime në Kupë. Mesfushori kuksian ka realizuar dhe 3 gola në Kupën e Shqipërisë, por drejtuesit duket se nuk besuan tek ai që t’i jepnin më shumë përgjegjësie, dhe pse konsiderohej si një lojtar me perspektivë.

Në anën tjetër Klevis Sadiku nuk debutoi asnjëherë si kuksian me ekipin e parë, por duke qenë një element i rëndësishëm për ekipin B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *