Kamza ka nisur merkaton dimërore dhe goditja e parë është ajo e portierit Ilir Avdyli, “ish” i Tiranës. Lajmin e publikon GazetaOlle, që e konsideron zyrtare lëvizjen, edhe pse nga Kamza nuk ka asnjë njoftim për momentin.
Pjesë e Tiranës në sezonin 2015/16, portieri 27-vjeçar shkoi në Kosovë te Llapi sezonin e shkuar dhe këtë verë kaloi te Shkëndija e Tetovës.
Aty ishte pjesë e ekipit në kupat e Europës, duke qenë në stol në çdo takim, por më pas në kampionat nuk ka luajtur asnjë minutë, pasi Zahov është i paprekshëm.
Afrimi i Avdylit me shumë gjasa do të nxjerrë jashtë planeve të Kamzës Argent Halilajn, vlonjati i cili u cilësua fajtor nga klubi për humbjen ndaj Luftëtarit dhe u ul në stol në ndeshjen pasardhëse.