Kampionët duken vetëm në detaje, gjithmonë vetëm në detaje. Berat Gjimshiti është dëmtuar shpesh në vitet e fundit për shkak të ngarkesës së madhe fizike dhe faktit që ka luajtur gjithmonë si titullar, nga Kupa te kampionati dhe Champions League. Por koha e rikuperimit të tij ka qenë gjithmonë e shpejt, 1-2 javë.
Një tjetër dëmtim pësoi së fundmi lojtari shqiptar dhe u fol se do ta linte jashtë fushave deri në fillimin e vitit 2026. Megjithatë situata tanimë duket më e mirë teksa sipas mediave italiane, Gjimshiti do të jetë gati që për ndeshjen kundër Interit që do të luhet në 28 dhjetor të 2025. Një tjetër shenjë kjo që trupi i Berat Gjimshitit po përgjigjet më shpejt sesa mendohej edhe nga doktorët e Atalantës. /Sport Ekspres/