Kukësi ka zhvilluar sot përgatitjet e radhës në Antalia të Turqisë ku dhe po kryen fazën përgatitore. Sot me skuadrën është bashkur dhe një futbollist 20-vjeçar, i cili do të jetë në provë te kampionët.
Bëhet fjalë për një sulmues nga Trinidad & Tobago, Nikolas Dilon, ish-anëtar i kombëtares U-20.
Dilon është aktivizuar në ligën e tretë belge këtë edicion, me Patro Eisden, por realisht nuk ka pasur fare hapësirë edhe atje, edhe pse është futboll amator. Mbetet për t’u parë nëse 20-vjeçari do të bindë trajnerin Peter Pakult.