Kampionati U-16 për vajza/ Tirana ndal Vllazninë kryesuese në grupin A, Apolonia siguron kreun e grupit B

Teksa kanë mbetur vetëm 2 javë larg epilogut të edicionit të dytë të kampionatit U-16 për vajza, gara vijon të jetë ende e hapur në të dyja grupet, për dy ekipet që do të kalojnë në fazën play-off. Java e tetë prodhoi spektakël dhe ndeshje të forta, si në grupin A, ashtu edhe në grupin B.

Në grupin A spikati klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranës, me shkodranet që u ndalën në shtëpi nga vajzat bardheblu me rezultatin 2-2. Kryeqytetaset kaluan të parat në avantazh me Agon e Hysenajn, ndërsa kampionet në fuqi të kampionatit barazuan rezultatin me Borcin e Kodrën. Pavarësisht barazimit, shkodranet vijojnë të ruajnë kryesimin e grupit A me 20 pikë, të ndjekura nga Tirana me 4 pikë më pak. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Elbasani mposhti Kinostudion me shifrat 4-1. Një tre pikësh mjaft i rëndësishëm për Elbasanin, që e mban skuadrën ende në garë për vendin e dytë. Nuk pati surpriza as në takimin tjetër mes Egnatias dhe Teutës, me durrsaket që fituan me rezultatin e pastër 5-0 në Rrogozhinë.

Në grupin B, Apolonia mori fitoren e tetë radhazi në kampionat, teksa këtë javë triumfoi ndaj Lushnjes me rezultatin final 3-0. Në derbin myzeqar, fieraket ishin dominuese, duke e mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë me golat e shënuar nga Sinaj, Malaj e Rakipaj. Me këtë fitore, Apolonia siguroi kreun e grupit B dhe gjysmëfinalet e këtij edicioni, duke qenë edhe një nga pretendentet kryesore për titull. Në takimet e tjera të grupit B, Vlora mposhti me shifrat e thella 6-0 ekipin e Bylisit, ndërsa nuk pati surpriza as në sfidën Skënderbeu – Pogradeci, ku këto të fundit triumfuan me përmbysje me shifrat 1-2. Korçaret kaluan të parat në avantazh me Cenkon, që në minutën e 5-të të takimit. Pogradecaret barazuan fillimisht me Likollarin në minutën e 58-të të fraksionit të dytë, ndërsa Poce përmbysi rezultatin në të 67-tën, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme Pogradecit, që tashmë renditet në vendin e dytë me 18 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online