Kampionati rinis në fundjavë, Burreli ende pa trajner

Burime pranë Bashkisë së Matit bënë me dije se ende nuk është vendosur se cili do të jetë trajneri i skuadrës së Burrelit. Dorëheqja e teknikut Shahin Berberi ka vënë në lëvizje administratorin e klubit Demir Çupi dhe zyrtar të sportit në bashki. Mësohet se ato kanë nisur bisedimet me trajnerë që aktualisht nuk drejtojnë ekipe si dhe me trajnerë të Kategorisë së Parë, duke u kërkuar atyre të marrin përsipër drejtimin e Burrelit. “Ne, – tha administrator Çupi, kemi kontaktuar me disa trajnerë të njohur të cilët marrin përsipër drejtimin e ekipit tonë. Së pari na duhet të sigurojmë lojtarë cilësorë, që marrin përsipër qëndrimin e Burrelit në Kategorinë e Parë dhe së dyti ne nuk kemi buxhetin e duhur për të kontraktuar trajnerë e lojtarë që kërkojnë shuma të mëdha”, – nënvizoi Çupi i Burrelit. Edhe specialistë të njohur të futbollit burrelas janë përfshirë në negociata për të zgjidhur problemet e akumuluara të skuadrës verilindore. Kërkesa e tifozëve për të shpëtuar ekipin nga rënia një kategori më poshtë ka vënë në lëvizje kryetarin e bashkisë Mat, Nezir Rizvani, administratorin e klubit, ish trajnerë e specialistë të futbollit matjanë dhe sidomos mbështetësit e Burrelit.

Albi Lala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online