“Kampionati ka garë, VAR-i i minimizoi gabimet”, Shulku: Zero raportime për trukime, presidentët janë ndërgjegjësuar

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së ka folur për emisionin “Skaner” në “MCN TV”, ku ka kthyer vëmendjen nga kampionati shqiptar. Sipas Shulkut kampionati është në rritje prej vitesh dhe tregues janë gara e fortë si për titull, ashtu edhe për mbijetesë. Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur gjithashtu edhe për aplikimin e sistemit VAR për herë të parë në Shqipëri, që për të ka minimuzuar gabimet. Ndërkohë sa i përket trukimeve, Shulku shprehet se ky fenomen është zhdukur në futbollin tonë, teksa klubet dhe presidentët janë ndërgjegjësuar, duke bërë që raportimet për trukime të jenë zero.

“Ka shumë vite që kampionati shqiptar është në rritje. Në shumicën e kampionateve të fundit, ka pasur shumë garë dhe rivalitet. Gara ka qenë shumë e fortë edhe poshtë. Nga ekipi i parë deri te i fundit është një kampionat me rivalitet dhe është shumë i ndjekur. Për stadiumet është e drejtë të flitet. Por tapetet nuk ndërrohen në verë. Tani është momenti i duhur për ta bërë. Ndeshjet kanë treguar se të gjitha ekipet kanë fituar në fushat jashtë ashtu edhe brenda. Me fillimin e fazës tjetër, do të kemi fusha të tjera. Stadiumi i Teutës dhe Kukësit do të jenë gati.

Federata ka detyrë që të merret me organizimin e garës. Federata nuk ka asnjë lidhje dhe akses për të ndikuar në garë. Kemi dy vite që është edhe Liga. Organet e gjykimit janë vendosur nga Liga. Probleme të gjykimit, ka pasur, ka dhe do të ketë. Në çdo javë ka probleme edhe në kampionatet më të mëdha. Ndonjëherë edhe ne që e shikojmë nga jashtë kemi dyshimet tona, për vendimet. Me hyrjen e VAR, gabimet janë minimizuar. Ndërhyrjet e VAR janë thelbësore dhe mbi 90% kanë qenë pozitive. Klasifikimi në këto 15 javë është i drejtë.

Nuk ma merr mendja që çdo arbitër të ketë trysni. Ka një komision që gjykon vendimet e arbitrave. Komisioni i gjykimit merr në gjykim edhe ndeshjet e moshave. Arbitrat ndëshkohen sipas rregullores. Janë mbi 30 raste ndërhyrje të VAR, për korrigjim. Janë 30 vendime të sakta të marra. VAR do të përdoret edhe në ndeshje vendimtare në Kategorinë e Parë.

Raporte për trukim ndeshjesh? Nuk di të ketë raportime për ndeshje të trukuara. Vjet nuk kishte asnjë raportim për trukim. Klubet dhe presidentët janë ndërgjegjësuar. Nëse disa vite më parë raportimet për ndeshje të trukuara ka qenë disa, tani është zero”, ka deklaruar Ilir Shulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online