“Broja nuk vjen me Rejën trajner? Më duket absurde”, Shulku: Në Ligën e Kombeve synojmë vendin e parë, marrim 3 lojtarë nga U21-shi

Marrëdhënia mes Brojës dhe Rejës është kthyer në një çështje shumë të diskutuar në Kombëtaren shqiptare. Në media është përfolur për një krisje mes palëve, por këtë e hedh poshtë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së. Në një intervistë për emisionin “Skaner” në “MCN TV”, Ilir Shulku është shprehur se nuk ka asnjë problem që nuk është zgjidhur brenda ekipit. Ndërkohë zërat se Broja do të refuzojë të veshë fanellën kuqezi për aq kohë sa Reja është trajner, Shulku i quan absurde.

“Broja nuk ka humbur, është aktiv dhe lojtar i Shqipërisë. Ka kontribut të jashtëzakonshëm në ekipin kombëtar. Probleme në një familje të vogël sigurisht që do të ketë. Nëse ka pasur ndonjë konflikt të vogël, këto janë probleme që janë zgjidhur brenda ekipit dhe nuk mendoj se ne duhet t’i mëshojmë shumë kësaj. Trajneri është shumë i mirë, ashtu siç e kam bindjen që Broja është një talent. Ka akoma shumë për të dhënë për ekipin Kombëtar. Broja nuk vjen me Rejën trajner? Sigurisht që do të vijë, nuk është vënë në diskutim ardhja e Brojës në ekipin kombëtar. Më duket absurde kjo që Broja nuk do të jetë te Kombëtarja.

Në Nations League është i vështirë. Në momentin e parë na pëlqeu, por janë kundërshtarë të vështirë. Janë largësi të mëdha. Ne do të synojmë vendin e parë. Kemi ekip të mirë. Lojtarët aktivizohen në ekipet më të mira europiane.

Mbrojtja? Ky nuk është problemi te ekipi ynë. Të gjitha ekipet e kanë problemin në mbrojtje. Kemi një repart të mbrojtjes shumë të mirë. Gjimshiti dhe Kumbulla janë në nivel shumë të mirë. Gjimshiti ka treguar se është një shtyllë e fortë.

Synimi i ekipeve të moshave, është që të prodhojnë sa më shumë lojtarë për ekipin A. Mendoj se këtë në vitet e fundit e kanë plotësuar. Kemi 2-3 lojtarë shumë të mirë që mendoj se sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e ekipit A. Mos të harrojmë se Shqipëria U-21, më pak fat mund të kishte një renditje tjetër, por gjithsesi është pozitiv.

Trajner shqiptar te Kombëtarja? Sigurisht që është si opsion, kjo nuk është përjashtuar asnjëherë. Sa herë është diskutuar, janë përmendur edhe trajnerë shqiptarë, ndonëse më pas janë zgjedhur të huaj”, ka thënë Ilir Shulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online