Kampionati i vajzave U-16/ Shpallen fituesit e grupeve A & B, përcaktohen dy gjysmëfinalet e edicionit 2022-2023!

Janë mbyllur këtë të diel ndeshjet në fazën e grupeve në kampionatin e vajzave U-16, ku janë përcaktuar edhe ekipet fituese të secilit grup, si edhe katër skuadrat që kalojnë në fazën play-off për këtë edicion futbollistik.

Vllaznia dhe Tirana janë dy ekipet që janë dy gjysmëfinalistët e këtij edicioni të dalë nga grupi A. Deri në javën e fundit, gara ishte ende e hapur në këtë grup, teksa fitorja 4-2 e vajzave bardheblu i siguroi biletën për në play-off-in e këtij edicioni. Sakaq, Vllaznia është shpallur zyrtarisht fituese e grupit A pas triumfit të thellë me rezultatin 10-0 ndaj Egnatias.

Në grupin B, Apolonia dhe Pogradeci janë dy ekipet që kalojnë në fazën play-off të këtij sezoni, ku do të përballen me Tiranën dhe Vllazninë. Fieraket kanë pasur një edicion të suksesshëm, ku në 10 takime kanë siguruar 10 fitore, me 30 pikë të grumbulluara. Nga ana tjetër, Pogradeci mposhti Vlorën në përballjen direkte për vendin e dytë me shifrat 3-1.

Sipas skemës së përcaktuar që në fillim të këtij sezoni, ekipi i renditur në vendin e parë i grupit A (Vllaznia) do të luajë kundër skuadrës së renditur në vendin e dytë në grupin B (Pogradeci. Ndërkaq, ekipi i renditur në vendin e dytë të grupit A (Tirana) do të luajë kundër skuadrës së renditur në vendin e parë në grupin B (Apolonia). Ndeshjet do të jenë teke dhe nga këto dy përballje do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij edicioni të dytë.

Gjysmëfinalet:

Vllaznia – Pogradeci

Tirana – Apolonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online