Dy grupe kanë marrë pamjen përfundimtare në këtë Kampionat Europian, teksa në grupin A dhe C janë vendosur cilat skuadra do të kalojnë më tej. Euro 2020 njeh duelin e parë të fazës së 1/16-ve, ku Italia e Mançinit do të përballet me Austrinë.
“Axurrët” do të luajnë takimin e parë në fazën me eliminim direkt në “Uembli” të Londrës më datë 26 qershor në orën 21:00. Një ndeshje kjo e lehtë në letër për Italinë, duke parë emrat e dy Kombëtareve dhe atë se çfarë kanë dhënë deri më tani në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/