Teuta i ka dhënë fund pritjes së gjatë 27-vjeçare, teksa sot është kurorëzuar kampione e Kategorisë Superiore. Skuadra durrsake shpallet fituese e këtij kampionati të çmendur, që la gjithçka të hapur deri në momentin e fundit. Urimet dhe përgëzimet shkojnë të gjitha për Teutën, ndër të cilat nuk mungojnë as ato të Armand Dukës. Presidenti i FSHF-së ka përcjellë urimet e tij për klubin bregdetar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.
“Urime Teuta! Të dashur miq, dua ti përcjell urimet e mia më të mira KF Teutës për titullin Kampion të Shqipërisë, në fund të një sezoni emocionues dhe plot rivalitet. Sot meritojnë të festojnë të gjithë: futbollistë, staf, drejtues, tifozë dursak kudo ndodhen. Një urim i veçantë shkon për Presidentin Hasanbelliu, arkitektin dhe investitorin e kësaj skuadre. Pas festës është koha për t’ju rikthyer punës, për të bërë një përfaqësim të mirë në garat Europiane”, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/