Franca ka ngritur Kupën e Botës për të dytën herë në historinë e saj, teksa historitë dhe protagonistët kanë qenë të shumtë, por mes tyre edhe ata që kanë bërë habi… Si, për shembull, Oliver Zhiru, që ka ngritur trofeun, edhe pse kontributi i tij ka qenë vetëm në… vrapim dhe kilometra të përshkruar.
Motivi? E thjeshtë. Statistikat janë ato që “flasin” dhe, në rastin e sulmuesit të Çelsit, madje as nuk “flasin”. Kështu, në 546 minuta që është aktivizuar me Francën (përballë Australisë, Perusë, Danimarkës, Argjentinës, Uruguajit, Belgjikës dhe Kroacisë), nuk e ka goditur asnjëherë portën kundërshtare…
Pak rëndësi ka, Zhiru quhet kampion bote dhe kjo mjafton… Menduan të tjerët për të!