Sezoni i parë në Austri ka shkuar në mënyrë të shkëlqyer për Xhakomo Vrionin. Sulmuesi shqiptar u huazua në radhët e Tirolit në mënyrë që të rritej profesionalisht, objektiv të cilin e ka arritur pa dyshimin më të vogël. Lojtari 23-vjeçar ka qenë një makineri e vërtetë goli këtë sezon, teksa me golin e djeshëm shkon në kuotën e 19 të tillëve.
Me këtë shifër Vrioni barazon talentin e Salcburgut që u ble nga Dortmundi për të zevendësuar më parë. Por Xhakomo ka në dispozicion edhe një tjetër 90 minutësh për të kapërcyer 19 golat e Adejemit dhe për t’u shpallur lojtari që ka shënuar më shumë në kampionatin austriak. Futbollisti i Kombëtares kuqezi po bën jehonë të madhe në Austri dhe kambanat bien edhe për Juventusin, që zotëron kartonin e tij. Golat e shënuar me fanellën e Tirolit janë bileta më e mirë për të fituar një vend në ekipin e parë të Juventusit. Fundja finalizimi përpara porte është pikërisht ajo çfarë po u mungon edhe bardhezinjve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/