“Kam vendosur bast me babain, nëse do të shënoj Elseid Hysaj, atëherë do të më blej një qen”. Kjo ishte mënyra sesi u komentua nga një tifoz i Napolit në sezonin e shkuar mbrojtësi shkodran pas humbjes 1-2 ndaj Atalantës, që gjithmonë përfundon në qendër të ironive dhe sarkazmave për lojën e dobët në sulm.
Marrëdhënia me portën kundërshtare është një histori më vete, teksa vetëm në mbrëmjen e djeshme Hysaj ka arritur që të realizojë golin e parë në Seria A, pikërisht në përballjen e fituar 2-0 ndaj Sasuolës. Pra mbrojtësi shkodran i jep njëkohësisht edhe qenin tifozit të vogël, që mes batutave dhe lojës që u mbajt edhe nga gazetari, shfaqën dyshime të mëdha nëse Hysajt mund të shënonte ndonjëherë me fanellën e Napolit. /Sport Ekspres/
Hysaj ha segnato e un cane ha appena trovato una nuova casa. #NapoliSassuolo pic.twitter.com/7i3KYv5wjI
— Sergio Chesi (@sechesi) July 25, 2020