“Kam shumë respekt për Egnatian”! Trajneri i Skënderbeut vlerëson lojtarët e tij pas fitores: Kam një ekip shumë të talentuar

Skënderbeu është kthyer në Superiore duke marrë një fitore të madhe në transfertë. Korçarët arritën që të fitonin ndaj Egnatias me shifrat 0-1, një ekip që pretendon titullin kampion pas atij suksesi në sezonin e shkuar.

Ndeshja nisi e barabartë dhe e qetë, ku të dyja ekipet ishin të kujdesshme dhe tentonin të rrezikonin në portën kundërshtare. Dëamena shpërdoroi mundësinë më të pastër në fillim të ndeshjes, ndërsa Skënderbeu rriti disi ritmin. Pjesa e parë u mbyll me Egnatian që “u zgjua” në minutat e fundit.

Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit po kontrollonin sërish ndeshjen. Megjithatë goli i parë u shënua nga Yuri që insistoi deri në gjetjen e rrjetës. Skënderbeu u zgjua pas golit të parë, ndërsa Egnatia e shtoi ritmin ndjeshëm në minutat e fundit. Në disa momente edhe fati ishte me korçarët që marrin kështu tre pikëshin e parë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Gozdenovic: “Kam shumë respekt për Egnatian. Kisha shumë besim për sot, por ekipi kundërshtar ishte shumë i mirë dhe më stresoi pak. Kam një ekip shumë të talentuar. Ishim të përgatitur sot për kundërsulme dhe në pankinë kisha lojtarë cilësor. Ishim në ekuilbër mbrapa, dolëm edhe pak me fat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *