“Kam punuar 3 vite rresht nga 8 orë krahas futbollit”! Lala rrëfen dëmtimin e rëndë me të cilin nisi karrierën: Operacioni ishte si të shkoje te kasapi

Altin Lala ishte i ftuari i radhës nga Skënder Gega në “Soccer Talk Podcast”. Ish-futbollisti i Kombëtares ka treguar historinë e tij se si e nisi rrugëtimin në futbollin profesionist. Asgjë nuk ishte e lehtë për ish-mesfushorin, i cili u largua i vetëm në moshën 16-vjeçare drejt Gjermanisë. Përpos moshës mjaft të vogël, Lala ka rrëfyer se karrierën e ka nisur me një nga dëmtimet më të rënda që mund të pësojë një lojtar gjatë karrierës së tij, si dhe i është dashur të punojë për tr evite rresht me kohë të plotë krahas futbollit.

“Kur u bëra operacion, ato prerjet atëherë ishin si të shkoje te kasapi. Kështu e kam filluar karrierën, me kroçiatë. Pastaj, ngaqë pata vështirësi te ekipi i parë, dy vite kam luajtur në ligën e shtatë. Kam bërë 50 ndeshje zyrtare në ligën e 7 me ekipin e dytë të Fulgës. Kam punuar edhe tre vite rresht nga 8 orë punë, paralel me futbollin”, ka treguar Altin Lala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online