Në mbrëmjen e sotme do të jetë edhe mbrëmja e Topit të Artë. Kush do ta fitojë? Të gjitha informacionet tregojnë se Lionel Mesi do të triumfojë, por mbetet ende të shohim zgjedhjen përfundimtare. Ndërkohë i pyetur në lidhje me fituesin e mundshëm, Dani Alvesh i ka befasuar që të gjithë me idenë brilante: “Unë mendoj se Eriksen e meriton Topin e Artë këtë vit për atë që kaloi në Europian. Do të ishte një mesazh i fortë për të gjithë botën e futbollit, njerëzit do të kishin më shumë ndjeshmëri.
Messi është më i miri, ai ka qenë për 20 vjet, por do të ishte mirë për të gjithë që Eriksen fitoi këtë çmim. Kjo është një mundësi për t’u dërguar të rinjve mesazhin se futbolli është shumë më tepër se një top i artë, titulli “më i miri” apo çdo gjë tjetër. Është një rrezik që ne vrapojmë në fushë çdo herë dhe mund të lëndohemi në çdo moment. Kam pasur shokë skuadre që kanë vde.kur duke luajtur futboll. Kur ndodhin gjëra të tilla, njerëzit duhet të kenë më shumë ndjeshmëri”, tha Alvesh. /Sport Ekspres/