“Kam parë një djalë që qëndron në baltë”! Presidenti dhe trajneri i Ferencvaros flasin për Uzunin para Hungari-Shqipëri: Nuk të thotë kurrë JO

Përpara ndeshjes që do të zhvillohet mes Hungarisë dhe Shqipërisë, te Ferencvarosh do ta shohin me shumë kërshëri për faktin se Myrto Uzuni do t’i rikthehet si kundërshtar. Nga njëri krahë është sulmuesi shqiptar dhe në tjetrin është mbrojtësi i Ferencvaros, Endre Botka. Përpara kësaj përballje ka folur presidenti i klubit hungarez dhe trajneri i saj, Stoger.

Presidenti i ekipit, Gabor Kubatov, ka kujtuar fotografinë që ka bërë jehonën e rrjeteve sociale teksa Myrto Uzuni stërvitej mes baltës. “Ne kemi parë një fotografi të këtij djali kur ishte 16 vjeç, që qëndronte në mes të baltës. Ka luajtur në atë fushë dhe unë i kam kërkuar foton. Natyrisht një djalë i tillë që nuk është stërvitur në bar artificial dhe në fushat më të mira, nuk dëshiron të kthehet pas, por të shpërthejë dhe të bëjë gjithçka mundet për të shijuar fitoren”, u shpreh Kubatov.

Nga krahu tjetër, trajneri Stoger nuk i kursen lëvdatat për Uzunin, megjithëse nga krahu tjetër është edhe mbrojtësi i tij, Botka. “Le ta nisim me Uzunin. Para se të vija këtu si trajner, kam parë disa video të ekipit. Uzuni ishte aty dhe nuk ka hequr kurrë dorë për asnjë moment, nuk u ndal. Tani mund ta shoh nga afër dhe mentaliteti i tij mbart gjithçka. Te Ferencvaros nuk kishte një stërvitje të vetme që nuk do të digjej dhe unë nuk e mbyllja deri në momentin që t’i kishe dhënë të gjitha në fushën e lojës.

Por nuk kujtoj një stërvijte të vetme që Uzuni të thoshte: “Mister, le ta mbyllim, është shumë e vështirë, mjaft tani”. Dëshiron më shumë dhe kërkon përmirësim gjithmonë. Nga ana tjetër Botka është gjithashtu shembullor. Mund të vendoset në disa pozicione në mbrojtje, por është më efektiv në anën e djathtë. Një lojtar i ashpër dhe që i dëshiron shumë duelet fizike, përfshihet me guxim në përplasje.  Në ndeshjen e së shtunës mbrëma, natyrisht, unë e shikoj ndeshje mes Endre Botkës dhe Myrto Uzunit me sy të ndryshëm, pyes veten se cila do të dalë fituese nga dueli”, u shpreh Stoger. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *