“Kam lexuar shumë fjalë të rënda”! Po qeshte se iu eliminua skuadra, Hazard tërhiqet nga gabimi

Hazard ishte lojtari më i kritikuar nga tifozët madrilenë, të cilët të pikëlluar për eleminimin nga Uefa Champions League, nuk e kanë përtypur dot faktin që sulmuesi ishte mjaft i qeshur në fund të takimit. Shumë prej mbështetësve të skuadrës së Realit të Madridit e kanë cilësuar Hazardin si një “mercenar” që nuk ka justifikuar për asnjë moment paratë që janë shpenzuar për të.

Lojtari nga Belgjika duket se ka bërë një veprim të menduar mirë dhe i ka kërkuar falje publike Realit të Madridit. Në një postim në Instagram, Hazard ka adresuar faljen e tij duke theksuar se Reali ka qenë dhe vazhdon të mbetet skuadra e tij e ëndrrave.

“Me vjen keq.  Kam lexuar shumë fjalë të rënda për mua sot dhe nuk ishte qëllimi im të ofendoja tifozët e Real Madrid. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja për Real Madrid dhe kam ardhur këtu për të fituar.”- shkruan në postimin e tij Hazard. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *