“Kam kohë që e pres këtë Partizan”, Olsi Rama “fërkon duart”: Dhuarata pas Krishtlindjeve

Partizani arriti që të fitonte në shifrat 4-1 ndaj Kukësit duke marrë tre pikët që e ngrenë së tepërmi moralin tek të kuqtë. Pas disa rezultateve zhgënjyese prova ndaj verilindorëve ka rikthyer sërish optimizmin tek të kuqtë. Në bazë të fjalëve të raportuara nga “Report TV”, Olsi Rama “fërkon duart” për Partizanin që ka parë në fushën e lojës.

“Unë kam kohë që pres një Partizan i cili të luajë kështu. Madje mendoj se akoma nuk jemi shprehur në nivelet që mendoj se mund të shprehemi. Megjithatë është një dhuratë e bukur pas Krishtlindjeve për futbollistët që gjejnë sadisfaksionin pas një fitoreje me katër gola, por edhe për tifozët e Partizanit, që e meritojnë një kënaqësi të tillë për mbylljen e vitit”, u shpreh Olsi Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online