Çfarë do të bënte në krye të Ballkanit? Orges Shehi: Gjëja e parë do të ishte drekimi…

Presidenti i Ballkanit, Kabashi, zbriti menjëherë në Shqipëri për të kontaktuar me dy trajnerë pas shkarkimit të Ismet Munishit. Pas bisedave të zhvilluara me Orges Shehin dhe Bledi Shkëmbin, është vendosur për këtë të fundit që të marrë drejtimin e Ballkanit. Kjo nisur edhe nga eksperienca e mëparshme që ka pasur Shkëmbi në Kosovë.

Ndërkohë i pyetur nga “Indeksionline” se cili do të ishte veprimi i parë që Shehi do të bënte nëse do të merrte Ballkanin, përgjigja është e thjeshtë: “Gjëja e parë që do të bëja do ishte të drekoja me Ismet Munishin. Unë besoj që disa gjëra nuk janë të shkruara dhe nuk qe e shkruar që unë të merrja postin”, tha Shehi. Një veprim ky që do të ishte mëse logjik pasi Munishi arriti që ta ngrinte Ballkanin në nivelet më të larta të futbollit në Kosovë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online