“Kam katër vite që jetoj në kryeqytet”! Basketbollistja shkodrane: E di që duket e çuditshme, por jam tifoze e Tiranës dhe nuk e ndiej më Vllazninë

Basketbollistja shkodrane Mirela Lugaj ishte e ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”. Teksa është folur për ekipin e preferuar në Superiore, ka ardhur edhe një përgjigje disi e papritur.

“Nuk kam shumë informacione rreth futbollit. Jam shkodrane, por jam tifoze me Tiranën. E di që tingëllon e çuditshme. Kam katër vite që jetoj këtu dhe nuk e ndiej më që të jem tifoze e Vllaznisë. Ndikojnë ngjyrat dhe emocionet që më ka dhënë Tirana”, tha Lugaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *