“Kam folur me Hidin për AEL”, Imami ua thotë hapur qipriotëve: Respektim, por nuk ua kemi frikën

Eni Imami ka folur në mediat qipriote sa i përket ndeshjes me AEL Limasol. Aventura e tij në Europë është e fundit me fanellën e Vllaznisë, për të kaluar më pas te Dinamo. Njeriu i ndeshjes ishte në përballjen e fundit me Siroki Brijeg, atje ku i fitua në shifrat 3-0. Imami ka folur për rivalin e radhës duke e thënë qartë se nuk i trembet.

“Ne arritëm një kualifikim të shkëlqyer, një përmbysje e mrekullueshme. Kjo i përket së shkuarës, tani kemi AEL. Do të luajmë 11 kundër 11 dhe do japim gjithçka për kualifikim. AEL është ekip i fortë, jam informuar me Isli Hidi. Më tregoi disa gjëra për ekipin. AEL është favorit, e respektojmë. Por ne do të luajmë pa frikë. Mund të kalojmë nê fazên tjetër, luajmë pa u trembur. Është çmenduri që të luash në orën 17:30, kur temperatura është shumë e lartë, u shpreh Imami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *