Trajneri nuk e fton në ndeshjen e parë, Mirlind Daku udhëton me makinë luksoze dhe me Eros Grezdën

Mirlind Daku ka nisur sërish aventurën në Europë ku ka provën e dytë për të dëshmuar vlerat e tij. Me siguri ky mund të jetë edhe shansi i fundit për sulmuesin 23-vjeçar që të ketë karrierë të suksesshme. Pas shpërthimit te Llapi do të mbërrinte mundësia për të shkuar te Osijek. Gjithmonë i gjendur në ekipin e dytë dhe me dëmtimet që nuk e lejuan për të treguar më të mirën, Daku nisi serinë e huazimeve te Kukësi dhe Ballkani.

Me ekipin në Kosovë pati edhe shpërthimin e dytë, pasi te Kukësi ishte në hijen e Vasil Shkurtajt. Aventura te Ballkani i dha mundësinë Dakut që të kthehej sërish në Kroaci për t’iu bashkuar Osijekut. Në ditën e djeshme ka nisur edhe kampionati në Kroaci, atje ku Osijeku u përball me Sibenikun. Megjithatë trajneri kishte vendosur që mos ta thërriste Mirlind Dakun në këtë përballje. Nga ana tjetër lojtari po udhëtonte me makinë luksoze së bashku me Eros Grezdën duke kaluar momente të bukura në Kroaci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *