“Kam folur me Gurishtën pas shortit”! Ish-lojtari i Vllaznisë “u hap sytë” në Rumani: Nuk do ta keni të lehtë, ju pret stadiumi i tejmbushur në Shkodër

Nuk kanë ende një informacion të saktë rreth Vllaznisë, por në Rumani një gjë e dinë me siguri, eliminimi nga shkodranët do të ishte tronditje e madhe. Këtë e ka thënë vetë presidenti i klubit të Craiovas, Cortu: “Do të jetë turp i madh për gjithë futbollin rumun. Na ndodhi njëherë me Laçin, nëse nuk mësohet prapë nga gabimet, atëherë do të ketë dënime”.

Por nga ana tjetër, ish-lojtari rumun i Vllaznisë, Dan Ignat, ka paralajmëruar në mediat e Rumanisë se kjo ndeshje nuk do të jetë dhe aq e lehtë sa e presin. “Kam luajtur për Vllazninë në një sezon, sapo ra nga elita dhe u ngjit menjëherë. Skuadra u bë sërish forcë në Shqipëri pasi luftoi për titullin. Klub me tradita, i katërti në Shqipëri për numrin e trofeve pas Tiranës, Dinamos dhe Partizanit.

Mbaj kontakte me disa ish-shokët të skuadrës dhe madje kam folur për këtë ndeshje, sidomos me Gurishtën, kapitenin. Edhe vitin e kaluar diskutuam për ndeshjen me Lacin. Mediat shqiptare më kanë pyetur për Craiovan. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për Craiovan, aq më tepër që tifozët do të krijojnë atmosferë të zjarrtë. Vllaznia po ecën mirë në aspektin e sulmit, por është shumë mirë e organizuar në mbrojtje, aq më tepër që drejtohet nga Brdaric deri tani vonë. Me siguri që në Shkodër do të gjeni një stadium të tejmbushur. Është arena më moderne në Shqipëri pas Tiranës”, tha Ignat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online