Real Madridi arriti që të fitonte me shifrat 2-1 ndaj Bayern Munchen dhe të kalojë në finalen e Champions League. Menjëherë pas këtij takimi, Anceloti nuk ngurroi që të vlerësonte lojtarët dhe presidentin Perez.
“Ndodhi prapë, është diçka magjike, nuk mund të shpjegohet. Unë mendoj se ky është ekipi më i mirë që kam pasur në karrierën time. Jemi të lumtur që ndodhi prapë kështu, do të ndodhi gjithmonë, 90 minutat në Santiago Bernabeu zgjasin shumë. Luajtëm mirë, e merituam fitoren.
Një moment që nuk do ta harroj kurrë? Vërshëllimën e arbitrit. Unë mendoj se Vinicius mund ta fitojë Topin e Artë. Kapiteni ynë është Florentino Pérez dhe ne jemi të gjithë ushtarët e tij. Ai është presidenti më i mirë në botë”, tha Anceloti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/