“Kam dy fëmijë spanjollë, por Mesin e kam mik”, Shakira: Mesi më bën krenare, luan si një djalë 18 vjeç

Shakira është e dyzuar në këtë finale të Kupës së Botës. Nga njëra anë qendron Spanja, kombësia e dy fëmijëve të saj, dhe në anën tjetër qendron Lionel Mesi. Këngëtarja e njohur kolumbiane ka deklaruar se është mikeshë e sulmuesit argjentinas, për të cilin ndihet mjaft krenare.

“Kam dy fëmijë spanjollë. Kjo është arsyeja pse mbështes Spanjën. Por jam gjithashtu një mikeshë e Mesit dhe jam jashtëzakonisht krenare për arritjet e tij.

Është e mahnitshme që, pavarësisht se është 39 vjeç, ai luan si një djalë 18-vjeçar, duke shënuar kaq shumë gola ndërsa konkurron me atletë në të njëzetat e tyre. Ambicia, vendosmëria dhe arritjet e Mesit më bëjnë shumë përshtypje”, ka thënë Shakira./Sport Ekspres/