“Kam besim të madh te këta lojtarë”! Trajneri i Tiranës: Nuk u dorëzuan deri në fund, me këtë fitore kalojmë ngërçin psikologjik

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Shqipërisë me Tiranës dhe Teutës është vulosur nga ruleta ruse. Përballja e parë në Durrës u mbyll në barzimin 0-0. Ndërkohë ndeshja e kthimit ishte shumë emocionuese dhe me dramë.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me shifrat 0-1, falë golit të Peposhit në minutën e 27 nga penalltia. Në aksionin e fundit të takimit, teksa të gjithë te Teuta ishin ngritur në këmbë për të festuar kualifikimin pasi kishin fituar një goditje dënimi, Tirana nisi një kundërsulm të shpejtë dhe Latifi arriti të shënonte. Kështu festa shpërtheu në krahun e Tiranës që e dërgoi takimin në kohën shtesë.

Pa asnjë gol të shënuar në ato minuta, gjithçka u vulos nga 11-metërshat. Kotobelli dhe Jaxhi gabuan nga Teuta, ndërsa te Tirana gaboi vetëm Jonuzi. Me shifrat 6-5 nga penalltitë, Tirana arrin që të kalojë më tej në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN”:

Fagu: “Jam i lumtur për lojtarët që nuk janë dorëzuar deri në fund. Unë kam besim të plot te këta lojtarë pasi janë me eksperiencë dhe kualitet. Shpresoj shumë se kjo fitore do të na kalojë ngërcin psikologjik. Dëmtimet? Për momentin nuk mund të jap përgjigje të saktë, janë lodhje, kontraktikime apo ngërce, nesër do të kemi një pasqyrim më të saktë. Ky kualifikim do të na ndihmojë për vazhdimësinë në aspektin psikologjik”.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online