“Kam ardhur këtu për të lënë gjurmë”, Ramadani tregon përshtatjen e tij me Serinë A: Më ka ndihmuar Kombëtarja

Lecce barazoi sot me rezultatin 2-2 në transfertën kundër Fiorentinës. Titullar nga minuta e parë ishte sërish Ylber Ramadani, i cili ka filluar të zërë një vend të rëndësishëm në projektin e verdhekuqve. Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori shqiptar është paraqitur në konferencën për shtyp, ku ka dhënë përgjigjet e tij për gazetarët. Sa i përket faktit se i është besuar zëvendësimi i një lojtari me peshë si Hjulmandi, Ramadani është shprehur se ka ardhur te Lecce për të lënë gjurmë.

“Si ndihem për të marrë vendin e Hjulmandit? Në futboll ka përgjegjësi çdo ditë. Hjulmand-i ishte i rëndësishëm për Lecce-n vitin e kaluar, por erdha këtu për të lënë gjurmë. Duhet të bëj më mirë për të kontribuar në shpëtimin e Lecce-s. Seria A është në një nivel tjetër në krahasim me Skocinë, por unë tashmë jam stërvitur me trajnerë italianë, e di mentalitetin e tyre. Ne bëjmë mirë edhe në Kombëtare dhe kjo më ndihmoi”, ka deklaruar Ylber Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *