Kalon frika, i pafati Shou siguron tifozët

Mund të cilësohet pa frikë futbollisti më i pafatë në botë. Dëmtimet e rënda e kanë penalizuar në vitet e fundit, nga këmba e thyer që i rrezikoi karrierën, te operacioni.

Kalvarit të gjatë, që nisi në vitin 2015, u duk se i erdhi fundi në këtë sezon. Gol dhe çmimi “Lojtari i muajit” te Mançester Junajtid, por edhe rikthimi në Kombëtare. Megjithatë, fati i keq e përndoqi sërish.

Luk Shou përfundoi në spital, pas përplasjes së fort me Dani Karvahal, në ndeshjen Angli-Spanjë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Pas frikës, tani lojtari qetësoi tifozët.

Në një postim në “Twitter”, Shou shkruante: “Jam mirë dhe në duar të sigurta. Do të kthehem shpejt të luftoj”. Pas përplasjes në minutën e 47-të, mbrojtësi humbi ndjenjat në fushë dhe u përmend vetëm falë ndërhyrjes së mjekëve të “Tre Luanëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online