Kalon dëmtimin dhe mund ta nisë titullar, Juriç vlerëson Kumbullën: Kurrë nuk e kursen veten, pavarësisht merkatos

0

Mbrëmjen e nesërme Veronën e pret një transfertë e vështirë kundër Romës. Verdheblutë kanë qenë surpriza më e bukur e këtij sezoni dhe këtë sukses kanë ndërmend ta çojnë deri në fund. Në vigjilje të sfidës Juriç ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, ku zbulon planet e tij në lidhje me formacionin që do të përdorë kundër kryeqytetasve.

Megjithëse në ndeshjen e fundit la fushën e dëmtuar, Kumbulla mund të zbresë sërish në fushë nesër. Një mes tij dhe Rrahmanit do të jetë titullar ndaj Romës dhe këtë e konfirmojnë fjalët e trajnerit të Veronës. Juriç nuk i ka kursyer vlerësimet për mbojtësin shqiptar, për të cilin shprehet se pavarësisht lodhjes fizike e zërave të merkatos nuk e kursen veten gjatë lojës.

“Empereur dhe Dimarco? Jam super i kënaqur me të dy, ndërsa më vjen keq që kam humbur Dawidowicz i cili mund të na jepte një mundësi më shumë në mbrojtje, ku ka elementë të lodhur si Kumbulla, i cili kurrë nuk e kursen veten pavarësisht moshës së tij të re dhe zërave të shumtë të merkatos. Edhe Rrahmani i ka luajtur të gjitha dhe duhet të vlerësohet”, ka thënë Juriç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.