Kaloi nga Superiorja për të vendosur rekordin në Itali, Amir Rrahmani është mbrojtësi me më shumë gola në Serie A

Amir Rrahmani ka shënuar një tjetër gol në ditën e sotme, teksa ka tundur rrjetën në përballjen mes Lacios dhe Romës. Një ndeshje e mbyllur në shifrat 0-2, teksa goli i mbrojtësit shqiptar do të vendoste edhe historinë e takimit.

Me këtë gol të shënuar, Rrahmani ka vendosur një rekord duke qenë mbrojtësi me më shumë gola të shënuar në Serie A në 5 vitet e fundit, ka shënuar plot 11 gola. Një statistikë mbreslënëse, por edhe një histori frymëzimi për lojtarët shqiptarë pasi Rrahmani ka qenë deri pak vitesh pjesë e Partizanit në Superiore përpara se të niste rrugëtimin në Kroaci. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/