Kylian Mbappe ishte faktori kryesor në fitoren e Francës ndaj Polonisë. Sulmuesi i PSG-së sgënoi dy gola mjaft të bukur që i dhanë goditjen finale Polonisë. Tashmë “gjelat” do të përballen me Anglinë në një takim që premton emocione.
Me këtë dopietë, Kylian Mbappe ka thyer rekordin e legjendës së Brazilit, Pele. Tashmë ai bëhet lojtari që ka shënuar më shumë gola përpara moshës 24 vjeçare, me 8 të tillë. Ndërkohë që Pele ka shënuar 7 gola deri në këtë periudhë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/