Kalluci: Ndeshja më e dobët e Luftëtarit, sa shumë gabime!

Ish-futbollisti gjirokastrit: Ekipi sikur kishte dalë me detyrim në fushë. Duhet reflektim dhe një fitore me Kukësin e shlyen atë humbje

Gëzim Beqiri

Përfundoi në kryeqytet ecuria pozitive e Luftëtarit, humbi thellë 3-0 ndaj Partizanit. Një humbje, që nuk mendohej se mund të vinte në këto shifra, duke ditur formën e ekipit gjirokastritët në periudhën e fundit.

KALLUCI – Për një nga mjeshtrat e futbollit gjirokastrit, Theodhori Kallucin, munde t’i ndodhte Luftëtarit, por jo me atë lojë. “E kam ndjekur me vëmendje lojën e Luftëtarit në këtë kampionat, por ndaj Partizanit ishte ndeshja më e dobët e sezonit. Nuk mund të krahasohet as me atë të luajtur në Lushnjë, por edhe ndeshje të tjera që janë humbur në Gjirokastër në fillim të sezonit, kur skuadra drejtohej nga trajnerët e huaj”, – ka theksuar fillimisht për “Sport Ekspres” Kalluci, i cili më pas ka vazhduar: “Jo se futbollistët nuk lëvizën në fushë, apo u kursyen gjatë ndeshjes, por dolën shpejt nga detyrat taktike. Nuk funksionoi “arma” më e fortë e Luftëtarit, kundërsulmi. Mbrojtja, jo vetëm nuk mbrojti, por e “ndihmoi” Partizanin në dy golat e parë. Batha, më shtatshkurtri se lojtarët tanë që rrethonin, u la i lirë, ndërsa goli i dytë, edhe pse aksidental, nuk ishte vetëm faj i portierit. Nga mënyra si vepronin futbollistët, vetëm të largonin topin nga përgjegjësia e tyre, të krijonin idenë se ishin futur me detyrim në fushë. Ndoshta ngaqë kanë kaluar 11 ndeshje pa humbje mendonin se fitorja do të vinte vetë, sepse kishte edhe doza euforie. Fitorja e thellë në Gjirokastër ndaj Partizanit, në vend që të shërbente si një motiv më shumë, bëri të kundërtën. Luftëtari u fut në ndeshje si të luante për Kupën e Shqipërisë, mjaftonte të mos pësonte 5 gola. Vërtet Partizani e kishte detyrim fitoren, pasi luante në fushën e vet dhe një humbje e mundshme ia bënte të vështirë Europën, por Luftëtari duhej të bënte shumë më shumë. Përjashtoj vetëm brazilianin Xhekson, i cili ishte konkret në lojë dhe i qartë në rolin që ka, të tjerët gabuan shumë. Nuk është shqetësuese pse Luftëtarin e mundi Partizani, por loja e tij. Nuk them se kështu do të vazhdohet, por nga ajo lojë duhet reflektuar. Për mendimin tim, ekipi duhet ta ketë kuptuar dhe të ketë parasysh se asgjë nuk ka përfunduar. Ashtu si mund të shkojë në Europë dhe besoj se mund të shkojë, mund të zbresësh në fund të renditjes. Them se ajo lojë nuk do të përsëritet, pasi e njoh mirë trajnerin Hasan Lika dhe besoj te ndërhyrja e tij në përmirësimin e të metave. Një fitore ndaj Kukësit në mesjavë korrigjon gjithçka dhe kompenson pikët e lënë në Tiranë. Mjafton që lojtarët të motivohen, mjafton të kthehen në lojën që ata dinë të zhvillojnë. Të humbësh pas 11 rezultateve pozitive nuk është tragjedi apo krizë. Luftëtari e ka treguar se e merr kthesën e duhur, ashtu si pas fazës së parë, kur nga vendi i parafundit, tani pretendon Europën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online