Balaj kthehet në kombëtare pas thuajse 1 viti mungesë

 

Pas thuajse 1 viti kalvar mes dëmtimit, operacionit dhe riaftësimit, Bekim Balaj do të rikthehet në kombëtaren e Shqipërisë, teksa Kristian Panuçi është i vendosur ta ftojë për ndeshjen miqësore me Norvegjinë.

Në këtë edicion Balaj është aktivizuar në 8 takime me Akhmat Grozny në Superligën ruse, prej të cilave vetëm 4 si titullar, teksa akoma nuk e ka gjetur rrjetën. 27-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit italian për miqësoren që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në 26 mars kundër Norvegjisë.

Sulmuesi shkodran nuk ishte grumbulluar në ndeshjet e fundit, më saktësisht që nga miqësorja me Bosnie-Herzegovinën, e zhvilluar në “Elbasan Arena” në 28 mars të vitit të kaluar. Balaj ende nuk ka “debutuar” me Shqipërinë e Panuçit, pasi hera e fundit ishte me De Biazin në stol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online