Shqipëria U21 do të zhvillojë dhe ndeshjen e dytë miqësore ditën e sotme me Maltën në “Loro Boriçi”. Pak ditë më parë skuadra kuqezi e Bushit arriti që të merrte një sukses 2-0 ndaj maltezëve, ndërsa sot do të kërkojnë një tjetër fitore.
Sipas njoftimit të FSHF-së, Sherif Kallaku është larguar nga grumbullimi, pasi po kalon një problem shëndetësor dhe vendin e tij do ta zërë Glejdis Ndraxhi, i cili vjen nga Besa. Gjithashtu do të vihen nën urdhrat e trajnerit Bushi edhe Qendrim Hasanaj nga ekipi Sava Kranj nga Sllovenia.
Rezultatet e Shqipërisë U21 nuk kanë qenë aspak të kënaqshme, por një tjetër sukses sot mund të bënte që projekti i Alban Bushit të vijonte, pasi e ardhmja e trajnerit është në diskutim, sidomos pas deklaratës së presidentit Duka, i cili paralajmëroi lëvizje në radhët e skuadrave të moshave.