Afrimi i Leonardos në administratën e Milanit ka shkundur ekipin milanez nga “themelet”. Drejtori ka nisur një punë të madhe në merkato. Ai ka afruar lojtarë si Higuain dhe Kaldara, ndërkohë që Maldini u kthye në administratë.
“Djalli” nuk do të ketë vetëm afrime, pasi braziliani ka hequr qafe Nikola Kaliniçin. Sulmuesi ishte bërë një barrë për ekipin italian, pasi trajneri Xhenaro Gatuzo nuk e kishte në plane. Kroati u shit te skuadra e Atletiko Madridit për 15 milionë euro. Lojtari ka mbërritur në Spanjë dhe do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore.
Milani del i humbur nga ky operacion, pasi pagoi 25 milionë euro sezonin e shkuar për ta rrëmbyer nga Fiorentina, ndërsa tashmë e shet me 10 milionë euro më pak. E rëndësishme është se u çlirua nga një barrë ekonomike në lidhje me rrogën e tij.