Kalidou Kulibali takon menaxherin më të njohur shqiptar, diskutohet për telefonatat nga “Premier League”

Nga Klaudio Ndreca

Të gjithë e duan Kalidou Kulibali në ekipin e tyre! Nga “Premier League” janë të çmendur pas këtij mbrojtësi, teksa Liverpuli, Manchester United, Manchester City dhe Newcastle po sfidojnë PSG-në për të marrë shërbimet e senegalezit.

Por për të mbërritur deri këtu, duhen paguar 90 milionë euro. Kjo është shifra standarte e vendosur nga ana e De Laurentis dhe që nuk ulet për asnjë arsye të vetme. Ndërkohë vetë futbollisti dëshiron që të marrë një aventurë të re në karrierë.

Për këtë arsye ka takuar edhe menaxherin Fali Ramadanin, më i njohuri shqiptar në Europë dhe që ka zgjidhur transferime dhe lëvizje nga më të bujshmet. Në këtë takim është folur mbi të ardhmen dhe një kalimi të mundshëm në “Premier League”, ndërsa Kulibali e ka marrë edhe njëherë Napolin mbi shpatulla në përballjen ndaj Interit, për ta dërguar në finalen e Kupës së Italisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *