Tashmë është publikuar edhe kalendari i javës së 28-të të Superligës. Gjithashtu ky raund do të jetë i pari i fazës së katërt dhe të fundit të kampionatit shqiptar. Dy ndeshje do të luhen të shtunën në orën 16:00, ndërsa të dielën një sfidë do të luhet në orën 13:00 dhe dy të mbeturat në orën 16:00.
Të shtunën luhet Kukësi-Tirana si dhe Partizani-Kastrioti. Sfida më e rëndësishme është Kukësi-Tirana, për shkak të rivalitetit mes të dy skuadrave si dhe ambicies së kryeqytetasve për të kapur Kupat e Europës. Nga ana tjetër Partizani-Kastrioti shihet si detyrim për të kuqtë që të grumbullojnë tre pikët, në mënyrë që të vazhdojnë të luftojnë për kreun e klasifikimit.
Të dielën në orën 13:00 luhet Apolonia-Vllaznia. Ashtu si Apolonia që lufton për vendin e 8-të, si dhe Vllaznia që synon vendin e parë, fitorja është mandatore. Një barazim do t’i largonte shpresat e të dyja skuadrave për të arritur objektivin e tyre. Në orën 16:00 luhen Teuta-Skënderbeu dhe Laçi-Bylis, të cilat janë mjaft të ngjashme duke marë parasysh synimet e katër skuadrave. Teuta dhe Laçi luftojnë për vendin e parë, ndërsa Bylis dhe Skënderbeu do të bëjnë gjithçka për të shmangur humbjen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/