Nga Klaudio Ndreca
Bylisi dhe Vllaznia do të luftojnë deri në ndeshjen e fundit së bashku, për të mos mbërritur te vendi që të dërgon në “Play-Out”. Pikërisht atje ku rrezikohet i gjithë kampionati për të luajtur finalen e fundit që nëse humbet, atëherë të dërgon në Kategorinë e Parë.
Për momentin ballshiotët janë katër pikë larg shkodranëve, duke mbajtur vendin e shtatë që të lë pjesë të Superiores dhe elitës së futbollit në Shqipëri edhe për sezonin tjetër. Por kalendari do të nisë më vështirë për Bylisin në këto gjashtë javë të fundit, teksa me Kukësin dhe Partizanin pritet lënia e pikëve. Ky është momenti i fundit i Vllaznisë për të mos gabuar me hapat e saj ose në të kundërt kujtimet e hidhura të së shkuarës do të kthehen. /Sport Ekspres/
Ndeshjet e Bylisit
Ndeshjet e Vllaznisë