Kalendari i Vllaznisë është vetëm ngjitje e malores, ndikohet edhe nga sezoni i veçantë i Superiores

Kalendari për ekipin e Vllaznisë është vetëm ngjitje e malores dhe në asnjë moment nuk do të jetë e qetë për t’iu garantuar tre pikët që në letër. Pas transfertës së vështirë në Laç, atje ku fituan në shifrat 5-3, vjen përballja në shtëpi me Teutën. Rivaliteti me ekipin durrsak është i ditur tashmë dhe shpeshherë ka pasur edhe ngacmime në media mes drejtuesve të klubeve, nëse i referohemi sezonit të shkuar. Por edhe ky sezoni i ri nuk kishte ndonjë ndryshim të madh pasi Teuta fitoi Superkupën ndaj Vllaznisë dhe Aleksi festoi para tifozëve shkodran.

Më pas Vllaznia do të udhëtojë ndaj Partizanit në transfertë, në një tjetër ndeshje “ferri”. Nëse mund të konsiderohet si përballje me një marsh më të ulët, shkodranët duhet të luajnë më pas ndaj Skënderbeut në transfertë, për të pritur sërish Dinamon. Ky kalendar i detyron futbollistët e Vllaznisë që të jenë të fokusuar në çdo ndeshje. Fundja, shumica e përballjeve do të jenë në këtë nivel pasi këtë herë janë 7 ekipe që kërkojnë titullin kampion në “Abissnet Superiore”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online