Kalendari i Superiores dhe i Kategorisë së Parë, ja se kur do të zbardhen të gjitha ndeshjet

Kalendari i Kategorisë Superiore 2021/22 dhe ai Kategorisë së Parë do të zbardhen këtë javë. Ditën e premte, në ambientet e sallës së konferencave të stadiumit “Air Albania” do të hidhet shorti për kalendarët e dy kampionateve kryesore të futbollit shqiptar.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se shorti do të nisë në ora 10:00 me përcaktimin e kalendarit të Kategorisë Superiore dhe më 10:30 do të vijohet me zbardhjen e kalendarit të Kategorisë së Parë. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë më datën 26 maj 2022. Edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më datën 7 maj 2022.

Në Kategorinë Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: Teuta, Partizani, Vllaznia, Laçi, Tirana, Kukës, Skënderbeu, Kastrioti, Dinamo, Egnatia. Ndërsa në Kategorinë e Parë ekipet pjesëmarrëse në edicionin 2021/22 janë Apolonia, Besa, Besëlidhja, Burreli, Bylis, Erzeni, Korabi, Lushnja, Maliqi, Pogradeci, Shkumbini, Tomori, Turbina , Vora, Tërbuni dhe Butrinti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online